India pezullon eksportimin e vaksinave, mund të preket Kosova

India pezullon eksportimin e vaksinave, mund të preket Kosova

India ka vendosur që përkohësisht t’i ndërpresë të gjitha eksportet e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19, i thanë BBC-së burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky vendim mund të ndikojë që arritja e dozave të para në Kosovë të vonohet edhe më shumë. Zyrtarët e kësaj ministrie thanë se rritja e numrit të […]

Zyrtarët e kësaj ministrie thanë se rritja e numrit të rasteve nënkupton që mund të rritet kërkesa për vaksina brenda vendit gjatë javëve të ardhshme, prandaj dozat do të nevojiten për programin e vaksinimit në Indi.

Ky vendim pritet t’i prekë dërgesat e dozave në vende tjera që janë planifikuar deri në fund të prillit, ndërsa kjo do të ndikojë që të ketë vonesa në rreth 190 shtete që furnizohen nga programi COVAX, shkruan BBC, transmeton Express.

Programi COVAX, i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka për qëllim që të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjitha shtetet.

Me këtë vaksinë, e cila do të prodhohet nga Instituti “Serum” në Indi, pritet të furnizohet edhe Kosova, por nuk dihet se kur saktësisht do të arrijnë dozat e para. Këto doza në Kosovë pritet të arrijnë si pjesë e programit COVAX.

Prodhuesi më i madh indian i vaksinave, Instituti Serum, e ka shtyrë dërgimin e vaksinave të AstraZeneca-s në disa shtete ditëve të fundit, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Brazilin.

Deri më tani, India ka eksportuar më shumë se 60 milionë doza të vaksinës në 76 shtete. Shumica e këtyre dozave kanë qenë të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, e cila u pezullua për një periudhë në disa shtete evropiane për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjes së gjakut te personat e vaksinuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?