I arrestuari Musliu: Ky është filmi i prodhuar me mjete të Telekomit (Video)

Trim Musliu u arrestua sot nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai kishte qenë shef i Marketingut në Telekomin e Kosovës. Në vitin 2018, muajin prill, Musliu ishte punësuar në Telekom. Pas dy muajsh ai ishte bërë shef i Marketingut në këtë ndërmarrje. Departamenti i Marketingut i kishte ndarë plot 300 mijë euro për […]
Në vitin 2018, muajin prill, Musliu ishte punësuar në Telekom. Pas dy muajsh ai ishte bërë shef i Marketingut në këtë ndërmarrje.
Departamenti i Marketingut i kishte ndarë plot 300 mijë euro për kompaninë në filmin që po e bënte vetë Musliu, shkruan Periskopi.
Ky film thirrej “Mala” dhe traileri i të cilit ndodhet edhe në YouTube.
Mësohet se ky film kishte qenë edhe premierë botërore në festivalin “PriFilmFest”, siç shkruhet nga Morea.












