Hoxhaj takohet me Grubin: Shqiptarët në Ballkan si gjermanët në Evropë

Hoxhaj takohet me Grubin: Shqiptarët në Ballkan si gjermanët në Evropë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar sot zëvendëskryeministrin e parë Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, nga ku ka bë thirrje që të regjistrohen sa më shumë mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut në regjistrin civil të këtij vendi proces ky filluar më 1 mars të këtij viti. Hoxhaj në një konferencë […]

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar sot zëvendëskryeministrin e parë Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, nga ku ka bë thirrje që të regjistrohen sa më shumë mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut në regjistrin civil të këtij vendi proces ky filluar më 1 mars të këtij viti.

Hoxhaj në një konferencë për media bëri të ditur edhe temat e këtij takimi, teksa ftoi qytetarët e Maqedonisë të Veriut që të regjistrohen në regjistrin civil pasi siç tha ai, kjo ka rëndësi për të ardhmen politike.

Ai tha se ‘shqiptarët në Ballkan janë faktorë si gjermanët në Evropë”, shkruan Periskopi.

“Në Maqedoni të Veriut është një proces i regjistrimit civil të popullatës dhe temë jona ishte që e gjithë diaspora shqiptare do të duhet të jenë në mbështetje dhe të japin kontributin e tyre qe sa më shumë shqiptarë të Maqedonisë të Veriut të regjistrohen. Ky është një proces politik, prandaj dua që në emër të PDK-së t’i ftoj shqiptarët që janë nga Maqedonia e Veriut të regjistrohen në regjistrin civil, pa marrë parasysh se ku jetojnë”, tha ai.

Ai pati edhe një kërkesë për qeverinë në ardhje të Republikës të Kosovës.

“Ne jemi në opozitë dhe mbetemi krenar në opozitë. Por dua të ftoj qeverinë e ardhshme të Kosovës që të mbahet një mbledhje e përbashkët meqë do të kishte ndikim të madh në shumë fusha sa i takon bashkëpunimit ndërvllazëror mes Prishtinës dhe Shkupit”, shtoi ai.

Kurse zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi tha se deri me tash kanë tejkaluar numrin prej 72 mijë qytetarëve të regjistruar nga mërgata, teksa shtoi se presin ndihmë për rritjen e këtij numri deri në 200 mijë.

Ai deklaroi se gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është çështje e kryer.

“Regjistrimi është jetik, ka të bëjë me të ardhmen politike”, tha ai.

Sa i përket mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, Grubi u shpreh se mezi pret që të mbajnë takimin e iniciuar dikur nga Enver Hoxhaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?