Hoxhaj: Seanca e sotme shkoi mirë, nuk pati tym e gaz

Hoxhaj: Seanca e sotme shkoi mirë, nuk pati tym e gaz

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për media rreth formimit të Qeverisë që pritet të votohet sot pasdite. Ai ka thënë që PDK-ja do të luajë rolin e opozitës dhe do të prezentojë vullnetin e qytetarëve që kanë votuar opozitën, shkruan Periskopi. “Do ta luajmë rolin e opozitës ashtu siç na obligon Kushtetuta, duke […]

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për media rreth formimit të Qeverisë që pritet të votohet sot pasdite.

Ai ka thënë që PDK-ja do të luajë rolin e opozitës dhe do të prezentojë vullnetin e qytetarëve që kanë votuar opozitën, shkruan Periskopi.

“Do ta luajmë rolin e opozitës ashtu siç na obligon Kushtetuta, duke thënë kritikë, duke u munduar që të mos e përmbysim sistemin“, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka folur edhe për çështjen e Presidentit, për të cilën ka thënë se PDK-ja nuk do t’i ofrojë vota Vjosa Osmanit për tu zgjedhur Presidente.

“Dua t’ju garantoj që me krenari dhe dinjitet do të përfaqësojmë vullnetin e tyre. Ne presim nga z.Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që të vazhdojë punën pas formimit të Qeverisë. Ne nuk pranojmë që dikush interesat e tyre personale, të na i shesë si interesa nacionale“, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk është e interesuar t’i ndihmojë personat e caktuar për ‘interesat për karrige‘, duke thënë se e vetmja karrige për të cilën ka interes PDK-ja është ulësja në OKB.

Hoxhaj në anën tjetër ka deklaruar se sot seanca konstituive ka ecur mirë dhe nuk ka pasur gaz, duke aluduar në pengesat që Lëvizja Vetëvendosje i bënte para disa vitesh në Kuvendin e Kosovës.

“Sot kishim një senacë konstituive të Kuvendit të ri opas zgjedhjeve të 14 shkurtit, më lejoni të ju them se PDK është parti që reflekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhje dhe i respekton qytetarët e Kosovës dhe pas zgjedhjeve. Seanca shkoi mirë, po e shihni nuk pati gaz, tym, as dhunë. Ne I respektojmë qytetarët dhe shtetin. Ne kemi qenë gjatë një parti fituese qeverisës, e kemi respektuar opozitën sikurse do të jemi parti që do ta respektojmë qeverinë. Çdokush duhet ta kuptojë që PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk e lejojmë askënd që të na e shes sapunin për djathë”, tha ai. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?