Hoxhaj: Qëndrim super i qartë, PDK nuk e voton Vjosa Osmanin Presidente – ajo është përçarëse

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, edhe një herë tha se kjo parti nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente. Lidhur me qëndrimin ose jo në sallë të kësaj partie gjatë votimit të Presidentit, Hoxhaj tha se kjo “është çështje e natyrës teknike” dhe se ‘nuk ka shumë vlerë”. “Te çështja e […]
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, edhe një herë tha se kjo parti nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente.
Lidhur me qëndrimin ose jo në sallë të kësaj partie gjatë votimit të Presidentit, Hoxhaj tha se kjo “është çështje e natyrës teknike” dhe se ‘nuk ka shumë vlerë”.
“Te çështja e zgjedhjes së zonjës Osmani si presidente e mundshme e ardhshme, qëndrimi i PDK-së është super i qartë, ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim, qëndrimi apo mosqëndrimi në sallë janë të natyrës teknike. Kemi pasë debat të gjatë në PDK, është temë e mbyllur. A qëndron apo nuk qëndron në sallë nuk ka kurrfarë vlere. Kandidatura e zonjës Osmani është e papranueshme, nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ka qenë figurë më shumë përçarëse në raport me qytetarët e Kosovës, në raport me ish-subjektin e saj që e ka shndërru në viktimë të këtyre zgjedhjeve”, tha Hoxhaj./Periskopi/












