Hoxhaj në Rrafshin e Dukagjinit: PDK do të jetë opozitë konstruktive

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Rrafshin e Dukagjinit, përkatësisht në degët e Pejës, Gjakovës dhe Deçanit. Hoxhaj njofton: Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me […]
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Rrafshin e Dukagjinit, përkatësisht në degët e Pejës, Gjakovës dhe Deçanit.
Hoxhaj njofton:
Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale.
Po ashtu, shpreha mirënjohjen time për secilin anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.












