Hoxhaj deklarohet pas votimit të qeverisë, tregon se a do ta çojë Kurtin në Kushtetuese

Hoxhaj deklarohet pas votimit të qeverisë, tregon se a do ta çojë Kurtin në Kushtetuese

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar pas konstituimit të qeverisë me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e thirrur për votimin e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Hoxhaj është deklaruar para medieve se nuk do merret me çështjen e kushtetutshmërisë së […]

Hoxhaj është deklaruar para medieve se nuk do merret me çështjen e kushtetutshmërisë së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, si kryeministër, teksa ka pasur kritika për të.

“Nuk dërgon asgjë në Gjykatë që ta kontestojë mandatin e z. Kurti, i cili nuk ka pasur drejtë të kandidojë për deputet, e i cili është zgjedhur sot kryeministër. Nuk dua ta përdor Gjykatën Kushtetuese si instrument për ta bllokuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka përmendur edhe emrin e Murat Jasharit si kandidat për president të Kosovës, për të cilin ka thënë se është një kandidat briliant, mirëpo që PDK’ja nuk ka ndonjë propozim për këtë post.

“Mënyra se si u zgjodh kjo qeveri, është një fazë e re e jo-stabilitetit, e pa-qartësisë, e mjegullës. Kjo ndërtesë (Kuvendi i Kosovës) ka qenë objekt i dhunës, i përplasjes, ia përmenda z. Kurtit rastin e Joschka Fischer, i cili ka kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj policisë gjermane, në atë se çfarë ka bërë më herët. Unë mendoj se një kryeministër do duhej ta pajton popullin”, është shprehur tutje Hoxhaj.

Me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, është konstituuar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin. Ndërkaq, me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, si Kryetar Kuvendi u përzgjodh Glauk Konjufca.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?