Hotelierët letër Kurtit pas frikës nga masat e reja: Në gjendje më të rëndë ekonomia, se shëndetësia

Kryetari i Odës së Hotelerisë së Kosovës, Hysen Sogojeva, i ka shkruar letër kryeministrit Albin Kurti II për të theksuar që shteti është në gjendje të keqe jo vetëm për shkak të pandemisë, por sidomos për shkak të ekonomisë. Sogojeva ka thënë se subjekti politik i drejtuar nga z.Kurti, Vetëvendosja, i ka premtuar që do […]
Sogojeva ka thënë se subjekti politik i drejtuar nga z.Kurti, Vetëvendosja, i ka premtuar që do të konsiderojë interesat e tyre për çfarëdo vendimi që merr.
Vendimi në fjalë ka të bëj me masat e rrepta kundër pandemisë, që përfliten se do të merren prej të hënës së ardhshme.
Hotelierët përmes kryetarit të tyre kanë thënë se ky sektor është më i “atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia”.
Letra e plotë e paredaktuar nga Periskopi:
‘’I nderuari z. Kryeministër së pari uroj që kjo letër t’iu gjejë mirë me shëndet, dhe ju dëshirojmë punë të mbarë në marrjen e përgjegjësive dhe detyrave të reja!
Ashtu siç jemi takuar me strukturat e të gjitha partive politike, edhe me strukturat e juaja kemi pasur takim dhe na u është premtuar që do të kemi mirëkuptim, dhe do të kenë rëndësi mendimet dhe opinionet tona në marrjen e çfardo vendimi. Kështuqë besojmë dhe shpresojmë që të kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situatës.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në vazhdimësi ka kontribuar dhe vazhdon të kontribojë në ofrimin e bashkëpunimit nga përvoja jonë si ekspert të secilit sektorë (hotelieri & gastronomi) që të japim kontributin tonë për rikthimin dhe zhvillimin e turizmit dhe hotelierisë në vendin tonë.
- Kryeministër e kemi theksuar dhe e ritheksojmë që sektori i Hotelierisë dhe Gastronomisë është më i atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia, dhe kërkojmë që ne si OHTK ta kemi një përfaqësues të këtij komuniteti në komitetin për menaxhimin e pandemisë.
Tashmë u bë më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë, dhe kjo gjendje më nuk është një e panjohur për ne, dhe nëse i analizojmë masat që janë marrë në 6 muajt e fundit, sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i mbyllur, mirëpo rastet me Covid nuk janë ndalur, përkundrazi vetëm sa ka pas rritje të numrit, gjë që dëshmon se gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka për synim ta mbrojë jo vetëm interesin e biznesit, por më shumë jemi të shqetësuar për klasën punëtore në këtë sektorë, sepse si çdo qytetarë i Republikës së Kosovës edhe ata kanë obligime dhe familje për të mbajtur nga puna e tyre, është qështje ekzistence.
I nderuari kryeministër jemi dëshmitarë se vatër e infeksionit kanë qenë vet institucionet publike, dhe po ashtu edhe partitë politike ku për interesa të veta nuk kanë ekzistuar masa as ligje që i kanë ndaluar.
Pra kërkojmë mirëkuptim dhe konsideratë për secilën kategori dhe shtresë të këtij vendi.












