Hoqi dorë nga gara për kryetar të LDK’së – Flet Anton Quni

Hoqi dorë nga gara për kryetar të LDK’së – Flet Anton Quni

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni i cili ishte edhe kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të 14 marsit ka treguar arsyen e vërtetë të tërheqjes nga gara në momentet e fundit. Quni iu është përgjigjur atyre të cilët kanë thënë se tërheqja e tij ka qenë taktikë në […]

Quni iu është përgjigjur atyre të cilët kanë thënë se tërheqja e tij ka qenë taktikë në mënyrë që delegatët e tij ta votojnë Lumir Abdixhikun për kryetar të LDK-së.

I pyetur se a është e vërtetë kjo, Quni pa dashur të japë përgjigje direkte, ka thënë se këtë e ka bërë për t’i ndihmuar procesit zgjedhor.

“Unë i kam ndihmu procesit, me qenë sa më demokratik dhe lideri i ardhshëm i LDK-së me u zgjedh përmes procesit demokratik”, ka thënë Quni për Front Online.

E, gjatë ditës së djeshme në media është raportuar që Quni do të jetë pjesë e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për këtë ka thënë se nuk është diskutuar ende, por ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë çfarëdo detyre që i jepet nga kryetari i ri i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Jo ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Natyrisht që do ta marr çdo detyrë që jepet me ëprgjegjësi dhe nëse e vlerësoj që mund t’ia dal. Jam i gatshëm ti marr detyrat që mi jep kryetari, Kryesia e LDK-së”, është shprehur Quni .

Ndërsa, mbrëmë, Abdixhiku ka bërë me dijë se Kryesia e LDK-së, mund të zgjedhet jgatë kësja jave por mund të ndodhë edhe në fillim të javës së ardhshme.

“Sa ti përmbylli konsultimet, mund të jetë këtë javë, por edhe në fillim të javës së ardhshme. Këto gjëra do ti bëj publike njerëzve të mi, të konsultohem me Këshillin. Unë e propozoj kryesinë, por edhe e dyta Këshilli i Përgjithshëm mund të propozoj një të tretën të anëtarëve të Kryesisë. Jam i interesuar që të kem mendje kritike, jo me kritiku por që mendojnë, që kanë ide të qarta dhe në fund e nxjerrim një të përbashkët”, ka deklaruar Abdixhiku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?