Historia e dashurisë së çuditshme mes Serbisë dhe Palestinës

Historia e dashurisë së çuditshme mes Serbisë dhe Palestinës

Ambasada e Kosovës në Izrael, më saktë lokacioni i saj në Jerusalem, kanë shkaktuar bujë të madhe në debatin publik në Kosovë – por edhe kanë krijuar kureshtjen qytetare për marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Palestinës. Si qëndron puna me këto marrëdhënie, ju tregon Periskopi në këtë artikull. Marrëdhëniet mes Shtetit të Palestinës dhe […]

Marrëdhëniet mes Shtetit të Palestinës dhe Republikës së Serbisë kanë qenë shumë të afërta dhe miqësore. Edhe pse Serbia kishte ri-vendosur marrëdhënie me Izraelin më 1991, marrëdhëniet e saj me Palestinën kishin mbetur të shkëlqyera.

Serbia kishte votuar në favor të Palestinës në disa raste, përfshirë edhe votimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që denonconte vendimin e ShBA-ve për ta çuar ambasadën e saj në Jerusalem.

Historia

Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë gjatë kohës së Titos kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin më 1948. Por, pas luftës Gjashtë-Ditore të 1967-s, Jugosllavia kishte ndërprerë këto marrëdhënie dhe nuk i kishte rivendosur deri më 1991, shkruan Periskopi.

Titoja e kishte mbështetur fuqishëm Yasser Arafatin dhe Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Yasser Arafati madje kishte vizituar Beografin pas vdekjes së Titos më 8 maj të vitit 1980.

Jugosllavia e kishte njohur Shtetin e Palestinës më 16 nëntor të vitit 1988 dhe kishte vendosur marrëdhënie të plota diplomatike më 1989.

Në fund të vitit 1999, kur qeveria e Sllobodan Millosheviqit ishte izoluar ndërkombëtarisht shkaku i luftës në Kosovë dhe luftërave të tjera në vendet e tjera ish-jugosllave, autoritetet palestineze e kishin ftuar Millosheviqin të festonte Krishtlindjet Ortodokse në qytetin e Betlehemit. Izraeli e kishte kërcënuar Millosheviqin se do ta dorëzonte në Tribunalin e Hagës nëse kalonte kufirin e kontrolluar nga Izraelitët.

Më 9 qershor të vitit 2015, gjatë vizitës së presidentit Mahmoud Abbas në Beograd, ishte nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi ku palët pajtoheshin të mbanin konsultime të përvitshme për çështjet ekonomike.

Gjatë periudhës 2009-2017, Serbia kishte ofruar më shumë se 70 bursa për studentët palestinezë në disa disiplina të ndryshme.

Serbia vazhdimisht ka denoncuar aksionet ushtarake të Izraelit ndaj palestinezëve gjatë dekadave të fundit. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?