Hiqet nga vija e bregut në Kanalin e Suezit anija gjigante

Anija gjigante që kishte zënë Kanalin e Suezit për më shumë se një javë tashmë është liruar nga vija e bregut, kanë thënë zyrtarët. Anija Ever Given e gjatë 400 metra është çliruar për 80 për qind, sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit. Aty shtohet se përpjekjet për ta liruar anijen do të vazhdonin edhe […]
Anija Ever Given e gjatë 400 metra është çliruar për 80 për qind, sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit.
Aty shtohet se përpjekjet për ta liruar anijen do të vazhdonin edhe ditën e sotme, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Por, kreu i kompanisë së përfshirë në përpjekjet për lirimin e anijes nga pozita ku kishte ngecur ka bërë thirrje për kujdes, duke thënë se kompletimi i operacionit nuk do të ishte një “copë e tortës”.
Anija Ever Given ka qenë duke bllokuar një prej rrugëve më të ngarkuara tregtare të botës, duke detyruar kompanitë që të ridrejtonin anijet dhe duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për mbarë botën.
Raportimet se anija ishte çliruar pjesërisht rritën shpresat se trafiku do të vazhdonte brenda orëve.












