Haradinaj-Stublla për hapjen e ambasadës: Shpifësit ma pamundësuan praninë time sot në Jeruzalem

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka shkruar se pavarësisht pengesave të mëdha brenda e jashtë, ndihet e lumtur se kjo arritje u përmbyll. Postimi i plotë: Edhepse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë […]
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka shkruar se pavarësisht pengesave të mëdha brenda e jashtë, ndihet e lumtur se kjo arritje u përmbyll.
Postimi i plotë:
Edhepse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë time të planifikuar sot në Jerusalem, jam shumë e lumtur që përkundër pengesave të mëdha brenda e jashtë, kjo arritje u përmbyll – duke hapë horizont të ri për Kosovën tonë.













