Haradinaj- Stublla: Jam në pritje të prokurorisë për rastin e votave

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj e cila ishte në garë edhe për deputete në radhët e AAK-së, ka thënë se është në pritje të prokurorisë për të zbardhur “rastin e votave”. Ajo ka thënë se skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes, është shokuese dhe dramatike. Statusi i saj i […]
Ajo ka thënë se skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes, është shokuese dhe dramatike.
NË PRITJE TË PROKURORISË…
Hamendje portaleske: Pseudo-portalet që luajnë rolin e ‘zëdhënësit të hetuesisë’ me tituj shpifës e konstatues, tani e ndaluan raportimin ‘ekskluziv’ për ‘skandalin vota.’ A thua pse?
- Ndoshta se kryeprotagonisti i video inskenimit u zbulua se është ‘shoku’ i tyre inskenues për këtë gjueti shtrigash kundër meje dhe familjes sime?!
- Ndoshta se u dështoi plani për inkriminim të bashkëshortit tim si ‘ryshfet-dhënës’ në video inskenim?!
- Ndoshta se nuk i morrën ‘Monedhat e këmbimit’ të premtuara nga skema e porositësve?!
- Ndoshta se po u ’zbulohet’ akoma më thellë lidhja zinxhirore që po ua prishë planin shantazhues në ‘skandalin vota’ dhe në planet e tyre të shantazhit për mbijetesë në të ardhmen?!
- Ndoshta se nuk duan t’a riaktualizojnë çështjen tani që deputetët kanë filluar regjistrimin (përfshirë atë që e vjedhi mandatin me inskenime, shantazh e shpifje)?!
- Ndoshta nga frika se po zbulohen se një prej tyre që plasoi tituj konstatues (shpifës) sipas porosive sponzorizuese, ka lidhje familjare me inskenuesit?!
- Apo ndoshta u zbrapsën nga paditë tona për shpifje e fyerje?!
Skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes është shokuese dhe dramatike.
E vërteta – e pastër kristal.
Në pritje të prokurorisë…












