Haradinaj në ditën e sindromit Down: Kosova ka mundësitë që të gjithë të kenë trajtim të drejtë që të përmbushin potencialin e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se dita botërore e sindromit Down është ditë që reflekton dashuri e optimizëm. Ai shton se Kosova ka mundësitë që të kenë trajtim të drejtë të gjithë që ta përmbushin potencialin e tyre. Postimi i tij i plotë: Madhështia e një shoqërie qëndron në atë se sa ka vullnet […]
Ai shton se Kosova ka mundësitë që të kenë trajtim të drejtë të gjithë që ta përmbushin potencialin e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Madhështia e një shoqërie qëndron në atë se sa ka vullnet të pranojë e integrojë të gjithë pa dallim.
Sot është ditë e veçantë për ata që janë të veçantë, që reflektojnë dashuri e optimizëm. Andaj, ta kthejmë çdo ditë, në dashuri për të gjithë të prekurit me Down Syndrome.
Kosova ka të gjitha mundësitë që ata të kenë trajtim të drejtë dhe të barabartë që të përmbushin potencialin e tyre, e për këtë qëllim nuk duhet të mungojë angazhimi i secilit prej nesh.
RH












