Haradinaj: Kurtit i thash se nuk bëj opozitë qysh kemi ba bashkë me ty, se jam plakë pak

Haradinaj: Kurtit i thash se nuk bëj opozitë qysh kemi ba bashkë me ty, se jam plakë pak

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë detaje nga bisedat me Albin Kurtin. Ai ka thënë se AAK do të jetë opozitë konstruktive derisa ka thënë se zgjedhjeve nuk i druhen asnjëherë. “Kanë kërku konstruktivitet të Aleancës në një partneritet pozitë-opozitë, AAK ka përvojë në opozitarizëm, dikur opozitarizmin e kemi bë së bashku me Kurtin, […]

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë detaje nga bisedat me Albin Kurtin. Ai ka thënë se AAK do të jetë opozitë konstruktive derisa ka thënë se zgjedhjeve nuk i druhen asnjëherë.

“Kanë kërku konstruktivitet të Aleancës në një partneritet pozitë-opozitë, AAK ka përvojë në opozitarizëm, dikur opozitarizmin e kemi bë së bashku me Kurtin, i thash zotit Kurti se nuk do të kthehem në metodat e vjetra të opozitarizmit se edhe unë jam plakë pak, por do të kthehemi në funksion të opozitarizmit”, ka thënë Haradinaj pas takimit, përcjell Periskopi.

Ai tha se fituesit e zgjedhjeve duhet ta gjejnë formulën për ta krijuar qeverinë.

“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për me kriju qeverinë. Dy të tretat për presidentin e gjejnë zgjidhjen e tyre. Ajo që na mbetet është një rol opozitar në shërbim të vendit. Detyra jonë nuk është me përkrahë koncentrimin e pushteteve në një dorë, në këtë rast te zoti Kurti. Populli ia ka dhënë mundësinë për krijimin e qeverisë, nuk ia ka dhënë 2/3. Ne do të shohim si do të veprojmë pas takimeve me strukturat e partisë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se nëse nuk zgjidhet presidenti, a është AAK e gatshme për zgjedhje, ai tha se ‘kërcënimet për zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt”.

“Kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt, por si Aleancë jemi të gatshëm për zgjedhje çdoherë. Aleanca si opozitë do të bashkëpunojë për tema të interest nacional. Mendojmë që pozicioni ynë opozitar është i rëndësishëm”, tha Haradinaj./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?