Hamiti për vaksinimin e Kurtit: Propaganda kështu e ka

Profesori universitar Muhamet Hamiti, ka komentuar vaksinimin e kryeministrit Albin Kurti, që ndodhi dje, duke e quajtur një propagandë. Hamiti, përmes një postimi në Facebook, tha se pasi kryeministri mori vaksinën atëherë ithtarët elektoralë të tij do thonë që kjo është për sakrificë, e jo për privilegj. Sipas tij, Merkel do refuzonte ta bënte këtë […]
Hamiti, përmes një postimi në Facebook, tha se pasi kryeministri mori vaksinën atëherë ithtarët elektoralë të tij do thonë që kjo është për sakrificë, e jo për privilegj.
Sipas tij, Merkel do refuzonte ta bënte këtë gjë derisa t’i vinte radha.
“Ka bërë mirë që e ka marrë vaksinën i pari, kryeministri ynë, po thonë. Jo si privilegj, por për sakrificë, do të thonë ithtarët elektoralë e medialë të këtij që deklarativisht angazhohet për barazi sociale. Propaganda kështu e ka”, shkroi Hamiti.
Ky është postimi i plotë:
E MERR VAKSINËN I PARI – SAKRIFIKOHET!
Ka bërë mirë që e ka marrë vaksinën i pari, kryeministri ynë, po thonë. Jo si privilegj, por për sakrificë, do të thonë ithtarët elektoralë e medialë të këtij që deklarativisht angazhohet për barazi sociale. Propaganda kështu e ka.
Ndryshe do të thoshin të tjerët. ‘Unë e marr vaksinën kur të më vijë radha’, ka thënë kancelarja gjermane Angelika Merkel, që është 66 vjeçare.
Ajo është shprehur kundër privilegjit, sipas gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.












