Haliti i LDK’së flet për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë – Ja çka thotë

Kryetari i Vitisë që është nga radhët e LDK’së, Sokol Haliti, është deklaruar për Periskopin në prag të Kuvendit të partisë së tij, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari i ri, pas dorëheqjës së Isa Mustafa nga kjo pozitë. Haliti nuk komentoi kandidaturat e shpallura deri më tani, por vetëm theksoi se zgjedhja e […]
Haliti nuk komentoi kandidaturat e shpallura deri më tani, por vetëm theksoi se zgjedhja e kryetarit është çështje që i takon Kuvendit zgjedhor të LDK’së.
“Zgjedhja e kryetarit të LDK-së, është një çështje që i takon Kuvendin zgjedhor të partisë, ku fjalën kryesore e kanë delegatët”, ka thënë ai për Periskopin.
Ndryshe, LDK nëser do të mbajë Kuvendin zgjedhor ku pritet të zgjedhet kryetari i ri ndërsa deri më tani në garë për të parin e partisë janë; Lutfi Haziri, Lumir Abixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni.
Kujtojmë që LDK doli keq në zgjedhjet e 14 shkurti, ku u radhit si partia e tretë në vend, me vetëm 12% të votave./Periskopi/












