Hajni ia vjedh biçikletën avokatit në Prishtinë

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur të shtunën në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Përballë stacionit policor “Qendra”, është vjedhur biçikleta e avokatit kosovar, Burim Halili. Për rastin ka njoftuar vetë Halili, përmes një postimi në Facebook. Ai ka publikuar edhe videon, ku shihet një person duke e vjedhur biçikletën. “Për hajnin marakli […]
Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur të shtunën në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Përballë stacionit policor “Qendra”, është vjedhur biçikleta e avokatit kosovar, Burim Halili.
Për rastin ka njoftuar vetë Halili, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka publikuar edhe videon, ku shihet një person duke e vjedhur biçikletën.
“Për hajnin marakli as të shtunën nuk ka pushim ani pse është vikend, ky tipi këtë biçikletën ‘Hibike’ siç shifet në foto dhe video e capcarrapi. Kuptohet policia jonë po i vazhdon hetimet”, ka shkruar Halili.












