Gruaja po grindej me burrin e saj, rrahet nga kunati

Një tjetër rast tronditës i dhunës në familje është raportuar në komunën e Podujevës. Një grua nga kjo komunë kishte pasur mos-marrëveshje me bashkëshortin e saj. Dhe, kjo mosmarrëveshje bëri që të sulmohej nga vëllai i bashkëshortit, apo kunati, përcjell Periskopi. Natyra e mosmarrëveshjes nuk është bërë e ditur nga Policia e Kosovës. Njoftimi i […]
Një grua nga kjo komunë kishte pasur mos-marrëveshje me bashkëshortin e saj.
Dhe, kjo mosmarrëveshje bëri që të sulmohej nga vëllai i bashkëshortit, apo kunati, përcjell Periskopi.
Natyra e mosmarrëveshjes nuk është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i Policisë:
Podujevë, 24.03.2021 – 19:39. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pas me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar- vëlla i bashkëshortit të saj. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.












