Gramos Agusholli dhe Visar Korenica nga VV ‘organizojnë’ heshtje për Ambasadën në Jerusalem

Vetëvendosje po mundohet ta kalojë në heshtje hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem – që bie në kundërshtim direkt me qëndrimet e kësaj partie dikur. Por, për çudi të heshtur po tregohen edhe myslimanët praktikues të kësaj partie politike. Ky është rasti me Gramos Agushollin, që nuk ka postuar asgjë prej 13 marsit – […]
Ky është rasti me Gramos Agushollin, që nuk ka postuar asgjë prej 13 marsit – një ditë para se të hapej Ambasada e Kosovës në Jerusalem.
Njësoj ka vepruar edhe Visar Korenica, i njohur për kërkesën që Izraeli të zhdukej si shtet. Por, nga ‘zhdukja e Izraelit’ në njohjen e Jerusalemit të kryeqytet të tij – duket se çështja mund të jetë vetëm një heshtje larg.
Mustafë Bajrami po ashtu nuk ka bërë ndonjë sulm ndaj veprimit në fjalë, shkruan Periskopi.
Ai thjesht ka paraqitur qëndrimet e BE-së e të Turqisë duke thënë se “situata po bëhet e rëndë”.
As Xhevdet Maloku që i takonte dikur Partisë Fjala që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi nuk ka bërë asnjë fjalë deri tash.
Por, për dallim nga katër të parët, ka reaguar ashpër Eman Rrahmani – i cili do të jetë deputet edhe në Legjislaturën e VIII.
Ai ka thënë se njohja e shtetësisë nuk blihet derisa ka nënkuptuar se hapja e Ambasadës është në kundërshtim me vullnetin e popullit tonë që kërkon barazi, liri e kështu me radhë.












