Gjyshja Sarë: Vdes gruaja e tretë e gjyshit të ish presidentit Obama

Gjyshja e ish presidentit Barack Obama ka vdekur në një spital në Kenya në moshën 99 vjeçare. Znj. Obrama ka vdekur në mëngjesin e hershëm të 29 marsit [e hënë] në Spitalin Jaramogi Oginga Odinga në qytetin perëndimor të Kisumus, ka thënë e bija e saj Marsati për gazetën Daily Nation, raporton BBC, përkthen Periskopi. […]
Znj. Obrama ka vdekur në mëngjesin e hershëm të 29 marsit [e hënë] në Spitalin Jaramogi Oginga Odinga në qytetin perëndimor të Kisumus, ka thënë e bija e saj Marsati për gazetën Daily Nation, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Familja e saj po bën përgatitjet për varrim të hënën në varrezat e qytetit.
Ish presidenti amerikan Barack Obama me dashuri e quante të ndjerën “Gjyshja Sarë”.
Znj. Obama kishte mbrojtur nipin e tij gjatë zgjedhjeve amerikane pas pretendimeve të kundërshtarëve se ai ishte mysliman dhe se nuk kishte lindur në ShBA.
Ajo ishte gruaja e tretë dhe më e reja e gjyshit të presidentit. /Periskopi












