Gjyshja kineze që luftoi kundër burrit që e sulmoi në Amerikë bëhet virale në Kinë

Një gjyshe kineze 76 vjeçare që luftoi kundër një sulmuesi është nderuar lart për kurajën e saj në Kinë. Xie Xiaozhen po priste të kalonte rrugën në San Francisco kur një burrë e goditi, tha ajo. Menjëherë ajo instinktivisht u përgjigj duke e goditur me një shkop të drunjtë, raportojnë mediat lokale, përcjell Periskopi. Ka […]
Xie Xiaozhen po priste të kalonte rrugën në San Francisco kur një burrë e goditi, tha ajo.
Menjëherë ajo instinktivisht u përgjigj duke e goditur me një shkop të drunjtë, raportojnë mediat lokale, përcjell Periskopi.
Ka pasur një rritje të raportimeve prë sulme kundër aziatiko-amerikanëve në muajt e fundit.
‘Hashtagu’ “Gjyshja aziatiko-amerikane hakmerret kundër sulmuesit” u bë virale në Kinë duke i marrë 1,4 miliard shikime.
Shumë prej përdoruesve e quajtën znj. Xie si “shumë të guximshme”.
Just came upon an attack on an elderly Asian woman on Market Street San Francisco. Effort I got more details pic.twitter.com/5o8r0eeHE2
— Dennis O’Donnell (@DennisKPIX) March 17, 2021
Të tjerë thanë se ishte e rëndësishme që diaspora aziatiko-amerikane të bashkohej “dhe të kthente sulmin… ose ndryshe do të vuanin heshturazi e do të bullizoheshin gjinjë”.
Sulmi ndodhi të mërkurën kur znj.Xie, që është me origjinë nga Guangdongu, po priste që të kalonte rrugën.
Pretendohet se ajo dëgjoi dikë të bërtiste “kineze” para se të goditej në fytyrë. Ajo ktheu dhunën me anë të shkopit të drunjtë që e pa afër.












