Gjykata në Zvicër i heq kosovarit dënimin e përjetshëm për garën fatale me makinë

Gjykata në Zvicër i heq kosovarit dënimin e përjetshëm për garën fatale me makinë

Gjykata i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po e ngiste makinën në një rrugë ku pamja ishte e mjaftueshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të kishte aksident Pas garës fatale të makinave në Moers në prill të vitit 2019, Gjykata Federale e Drejtësisë i ka hequr dënimin […]

Gjykata i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po e ngiste makinën në një rrugë ku pamja ishte e mjaftueshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të kishte aksident

Pas garës fatale të makinave në Moers në prill të vitit 2019, Gjykata Federale e Drejtësisë i ka hequr dënimin me burgim të përjetshëm të pandehurit kryesor (Kushtrim H.), shkruan bild.de.

Siç ka njoftuar të premten (19 mars) gjykata e rrethit në Kleve, çështja duhet të rigjykohet.

Në shkurt të vitit 2020 gjykata e Landit në Kleve pati dënuar kosovarin Kushtrim H. (24), me burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen në “garën e ndaluar” sepse ai kishte ngarë makinën pa patentë shofer,  transmeton albinfo.ch. Por, shoferi që kishte shkaktuar vdekjen e një pjesëmarrësje në trafik, që nuk ishte e përfshirë në garë, kishte ushtruar të drejtën e ankesës.

I pandehuri i dytë, si pjesëmarrës në garë ishte dënuar me  tre vjet e nëntë muaj. Edhe ai kishte ushtruar ankesë por dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata Federale e Drejtësisë.

Sipas gjykatës, Kushtrim H., 22 vjeç në kohën e krimit, ka ngarë makinën e tij me 600 kuajfuqi, 167 kilometra në orë nëpër një zonë të banuar, në Moers ku lejohen 50 km në orë.

Kur ngarësja e papërfshirë e makinës Sema S. (43) hyri me makinën e saj të vogël nga një rrugë dytësore, ndodhi përplasja, përcjell albinfo.ch Tri ditë më vonë, sipas gjykatës, ajo vdiq nga dëmtimi i trurit si rezultat i përplasjes. I pandehuri nuk ishte kujdesur për gruan me lëndime të rënda në vendin e aksidentit, por ishte larguar.

Gjykata e Lartë Federale i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po e ngiste makinën në një rrugë ku pamja ishte e mjaftueshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të kishte aksident.

Sipas Gjykatës Federale, gjykata më e ulët, ajo e Landit, në Kleve, me rastin e marrjes së vendimit të saj nuk e kishte vlerësuar në mënyrë adekuate këtë deklaratë të të akuzuarit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?