Gjuriq: Kurti njoftoi përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi

Ambasadori serb në Washington dhe ish-drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përfundimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës që sipas tij po bëhet me deklaratat se nuk dëshiron as të diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Albin Kurti po bën […]

“Albin Kurti po bën kërdi në rajon në ditën e tij të dytë në detyrë. Duke pretenduar, në deklaratën e tij të fundit, se ai as nuk dëshiron të diskutojë mbi formimin e Asociacionit të komunave serbe – një detyrim ligjërisht obligativ i Kosovës, i nënshkruar, ratifikuar dhe i garantuar ndërkombëtarisht, Kurti ka njoftuar në fakt përfundimin e dialogut në mënyrën më të egër”.

Gjuriq thekson më tej se “me deklaratat se as nuk donte të diskutonte zbatimin e marrëveshjeve”, sipas tij Kurti “ka treguar se nuk ka respekt për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut”.

“Fjalët e tij janë një paralajmërim i qartë se qeveria në Prishtinë drejtohet nga një kundërshtar i vërtetë i pajtimit dhe nga një njeri politikat e të cilit nuk janë asgjë më pak sesa një kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, shkruan ai në Twitter./kk/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?