Gjithçka që ndodhi në LDK që nga dorëheqja e Isa Mustafës

Gjithçka që ndodhi në LDK që nga dorëheqja e Isa Mustafës

Rezultati më i dobët në historinë e partisë pati tensionuar situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri në atë pikë se ish-lideri i kësaj partie, Isa Mustafa dha dorëheqja. Pas shumë tensioneve brenda partisë, më 14 mars u zgjodh kryetari i ri i LDK-së. Cilat janë ndryshimet e LDK-së që nga dorëheqja e Isa Mustafës […]

Cilat janë ndryshimet e LDK-së që nga dorëheqja e Isa Mustafës nga pozita e të parit të partisë më të vjetër në Kosovë?

Më 14 mars, 328 delegatë të LDK-së u mblodhën për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie.

Lumir Abdixhiku ka marrë besimin e më shumë se të gjysmës së delegatëve, duke fituar 191 vota të delegatëve.

Ai ka marrë votat e mjaftueshme të delegatëve të partisë që të zgjidhet në raundin e parë, duke mundur kështu dy kundërkandidatëve të tij, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Një javë pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Abdixhiku ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, duke zgjedhur kështu kryesinë e re.

Në këtë mbledhjen u zgjodhën katër nënkryetarë të rinj: Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi.

Në ndërkohë Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie.

Po ashtu u zgjodhën edhe 27 anëtarë të kësaj kryesie: Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Sibel Halimi, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ardian Shala, Xhafer Tahiri, Alban Zogaj, Vlora Dumoshi, Safet Kamberi, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Sokol Haliti, Teuta Sahatqija, Valon Murtezaj, Besian Mustafa, Lutfi Zharku, Muhamet Hamiti, Faton Bislimi, Rrezarta Krasniqi, Ilir Ferati, Besa Gaxherri.

Po ashtu Kryetare e Forumit të Gruas u zgjodh Lirije Kajtazi, ndërsa kryetar i forumit rinor të LDK-së u zgjodh Fidan Rekaliu.

Në këtë mbledhje pati shumë risi, ku në kryesinë e kësaj partie nuk janë përfshirë disa nga ata që u quajtën “Garda e vjetër”. Në kryesinë e re, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.

Po ashtu edhe disa nga anëtarët që dikur ishin pjesë e kryesisë së LDK-së, sot kanë mbetur jashtë kësaj liste.

Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi po ashtu kanë mbetur jashtë.

Këto figura që kanë qenë një kohë të gjatë në pozita udhëheqëse në LDK, kjo parti i ka zëvendësuar me prurje të reja. Ata janë zëvendësuar me emrat si Shqipe Mjekiqi, e cila është zgjedhur nënkryetare e LDK-së.

Pjesë e kryesisë së re do të jenë edhe Alban Zogaj, Sibel Halimi e Faton Bislimi e Muhamet Hamiti.

Anipse Veliu nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me këtë, Haki Rugova ka folur për media, i cili ka thënë se ka qenë vendim i Këshillit të Përgjithshëm dhe se nuk ka asgjë të keqe pse ai ka mbetur jashtë kryesisë.

‘’Po, ani? Qashtu ka vendos Këshilli i Përgjithshëm edhe jemi ok. Ka qenë një vendim me propozim të kryetarit. Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë vendimin edhe është kriju kryesia e re. Kurgjë të keqe s’ka. Jam në Këshill të Përgjithshëm, në kryesi nuk jam, edhe kaq’’, ka thënë Rugova.

Para fillimit të procesit zgjedhor të brendshëm sot në LDK, Isa Mustafa edhe zyrtarisht deklaroi se jep dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i partisë.

Lumir Abdixhiku zyrtarisht është kryetari i katër me radhë në LDK, pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, ish-kryetarit Fatmir Sejdiu dhe ish-kryetari Isa Mustafës, i cili së fundi u largua nga drejtimi i partisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?