Gërvalla falënderon për “qasje konstruktive” shtetin që s’e njeh Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka falënderuar Greqinë për “qasje konstruktive” në raport me Kosovën, edhe pse ky shtet nuk e njeh Kosovën. Në një takim që ajo ka pasur me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, siç thuhet në njoftim, “biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik […]

Në një takim që ajo ka pasur me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, siç thuhet në njoftim, “biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e raporteve midis dy vendeve”.

Gërvalla me këtë rast ka thënë se është koha që lidhjet e vjetra mes popujve të shfrytëzohen në avancimin e raporteve bilaterale.

“Falënderojmë shtetin grek për qasjen konstruktive në raport me Republikën e Kosovës, në veçanti për mbështetjen e proceseve tona euro-integruese, mirëpo në të njëjtën kohë vlerësojmë se bashkëpunimi midis dy vendeve tona mund të avancohet në të mirën e popujve tanë dhe prosperitetit të përgjithshëm në rajon”, është shprehur Gërvalla.

Tutje në njoftimin e MPJD-së thuhet se “ministrja Gërvalla vlerësoi punën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës dhe të Zyrës Ekonomike të Republikës së Kosovës në Republikën e Greqisë, por kërkoi që të dyja palët të angazhohen më shumë në forcimin e këtyre lidhjeve, jo vetëm politike, por edhe ekonomike dhe kulturore”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?