Gazetarja hulumtuese: Ka kohë që Prokuroria e Gjilanit dhe ajo e Apelit shfrytëzohen për pazare

Gazetarja Saranda Ramaj, ka reaguar pas rastit të vrasjes në Deçan që kishte ndodhur në vitin 2018, rasti i cili ishte transferuar në Prokurorinë e Gjilanit, të cilët së fundmi e kanë ri-vlerësuar si ‘’Vrasje nga pakujdesia’’. Një vendim i tillë i prokurorit të rastit, ka nxitur mjaft shumë reagime, duke përfshirë këtu edhe Kryeprokurorin […]
Gazetarja Saranda Ramaj, ka reaguar pas rastit të vrasjes në Deçan që kishte ndodhur në vitin 2018, rasti i cili ishte transferuar në Prokurorinë e Gjilanit, të cilët së fundmi e kanë ri-vlerësuar si ‘’Vrasje nga pakujdesia’’.
Një vendim i tillë i prokurorit të rastit, ka nxitur mjaft shumë reagime, duke përfshirë këtu edhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin.
Gazetarja Ramaj, ka kujtuar edhe një rast tjetër që kishte ndodhur në vitin 2018 në Prishtinë, ku ishte përfshirë edhe një zyrtar i policisë.
‘’Njeriu që sot është shef i Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, në vitin 2018 e pati grushtu një person në qendër të Prishtinës. Videot ishin shumë të qarta. Shefi i Krimeve Ekonomike sillke sa t’mujke. Një prokurore në Prokurorinë e Prishtinës pati fillu hetimet ndaj majorit që në qytet cilësohet si “njeri shumë i fuqishëm”. Krejt papritur, prokurorja përjashtohet prej rastit dhe lënda kalon në Prokurorinë e Gjilanit. Flitej asokohe për ndikim direkt nga Zyra e Kryeprokurorit Lumezi, i cili është mik i mirë i majorit”, ka thënë ndër të tjerash Ramaj, transmeton Periskopi.
Ajo ka thënë se pas disa muajsh, në aktakuzë nuk ishte përfshirë fare Nazim Sahiti, edhe pse në video shihej qartë duke grushtuar personin tjetër.
Gazetarja Ramaj që punon në ‘Koha’, ka deklaruar se Prokuroria e Gjilanit dhe ajo e Apelit ka kohë që shfrytëzohen për pazare, sa herë që ndonjë prokuror i ndershëm nuk pranon të bëj kompromise. /Periskopi
Postimi i plotë:












