Gashi: Deputetët e LDK-së vendosin përfundimisht nëse e votojnë Vjosa Osmanin për Presidente

Gashi: Deputetët e LDK-së vendosin përfundimisht nëse e votojnë Vjosa Osmanin për Presidente

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do ta mbajë sot një mbledhje ku pritet të merret vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pozitë të cilën e synon Vjosa Osmani, e cila doli nga LDK-ja pasi u shkarkua nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti, për të fituar më pas në zgjedhjet e përgjithshme […]

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë për Express se vendimi përfundimtar për çështjen e Presidentit, por edhe për çështje tjera, do të merret në mbledhjen e deputetëve të kësaj partie. Gashi ka thënë se mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së s’do të mbahet sot.

“Do të mbahet patjetër mbledhja e Grupit Parlamentar, por në një kohë tjetër. Për çdo vendim në Kuvend mbajmë mbledhje të Grupit Parlamentar dhe merret vendim në Grupin Parlamentar”, tha Gashi.

Përfaqësuesi i qëndrimeve të deputetëve të LDK-së ka thënë se nuk e di se kur saktësisht do të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar për të marrë vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, por ka shtuar se këto mbledhje zakonisht mbahen një ditë para seancës ose në ditën kur mbahet ajo.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me Grupin Parlamentar. Zakonisht ne mblidhemi para seancës një ditë ose në ditën e seancës”, tha Gashi.

Ai nuk ka pranuar të tregojë nëse vetë do ta votojë ose jo Vjosa Osmanin për presidente. Gashi s’ka dashur të tregojë as disponimin e deputetëve të LDK-së për këtë çështje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është takuar së paku dy herë me Vjosa Osmanin për ta diskutuar mundësinë që deputetët e kësaj partie ta mbështesin atë për t’u zgjedhur presidente.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?