Gani Geci: LDK ta propozojë Murat Jasharin për President ose t’i kthejë deputetët e Listës Vjosa

Gani Geci: LDK ta propozojë Murat Jasharin për President ose t’i kthejë deputetët e Listës Vjosa

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas zgjedhjes së strukturave të reja të kësaj partie, gjatë ditës së sotme.  Geci tha se me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut kryetar, por dhe zgjedhjen e kryesisë së re, LDK-ja sipas tij ka bërë ndryshime të mjaftueshme. ”Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes kryetar të […]

”Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes kryetar të ri Lumir Abdixhikut, dhe pas zgjedhjes së kryesisë së re duket se ka bërë ndryshime të mjaftueshme dhe tani qartazi po tregon se nuk është parti që e bllokon formimin e institucioneve. LDK tani është deklaruar haptas se do të jetë parti opozitare dhe do të jetë opozitë konstruktive dhe aktive”, ka shkruar Geci në një postim në ‘Facebook”.

Sipas tij përveç këtij zhvillimi, LDK-së tashmë i mbetet të përcaktohet mes dy alternativave politike.

Shkrimi i plotë i tij:

Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes kryetar të ri Lumir Abdixhikut, dhe pas zgjedhjes së kryesisë së re duket se ka bërë ndryshime të mjaftueshme dhe tani qartazi po tregon se nuk është parti që e bllokon  formimin e institucioneve.

LDK tani është deklaruar haptas se do të jetë parti opozitare dhe do të jetë opozitë konstruktive dhe aktive.

Duke ditur se moszgjedhja e presidentit në afate kushtetuse, vendi shkon përsëri në zgjedhje, atëherë LDK duhet që para publikut dhe elektoratit tonë te paraqes alternativat  e saj:

LDK i ka dy alternativa politike.

E para alternativë e LDK-së është që ta propozon Murat Jasharin, si kandidat konsensual dhe ata që dalin kundër Murat Jasharit, dalin kundër vetvetës dhe propozimeve të veta para disa muajve.

Nëse LVV nuk e voton Murat Jasharin President bie në ujë i gjithë patriotizmi verbal dhe del sheshazi se ata nuk kanë dalllim fare nga PDK-ja, nëse nuk e votojnë  Murat Jasharin për president.

Alternativa e dyytë, të bisedohet me Vjosa Osmanin që ajo ti ketë votat për presidente nga LDK me kusht që deputetët e listës GUXO të kthehen në LDK.

Tanimë dihet se Vjosa Osmani po pretendon se do të bëhet presidente, por pa prezencën e LDK-së në sallë nuk mund të bëhet dhe duke e ditë LDK është parti opozitare e në partitë politike, partitë opozitare nuk japin vota bllanko në asnjë vend demokratik, atëherë në bazë të votave 2019 -2021 po shihet se Vjosa Osmani i ka marr me vete mbi 100 mijë vota tonat dhe i ka dërguar në LVV dhe në VV me ato vota i ka 7 deputetë.

Tani LDK duhet të ofrojnë alernativen e dytë të pranueshme pë ta votuar Vjosa Osmanin pesidente.

Që deputetët e listës Vjosa të cilët nuk dëshirojnë të bëhen ministra, por deshirojnë të mbesin deputet ti kthehen gjenezës së tyre partiake LDK-së, pra me marrëvshje të shkruar të kthehen dhe ti bashkangjiten GP të LDK-së, sepse ashtu e kështu Vjosa kur bëhet Presidente ata nuk mund të kenë grup parlamentar por do të shkrihen në VV.

E në këtë formë LDK edhe pa AKR do ti ketë mbi 19 deputetë edhe nëse ndonjëri nga deputetët e Vjosës bëhet ministër.

Në këtë mënyrë kthehet  LDK në frymën e bashkimit, do të jetë më e fortë për zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Presidentja nuk mundet me ushtru detyrë partiake as mu përzi në politikë, por është garantuese e Kushtetuesës.

LDK qysh në start fillon këndelljen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?