Flasin qytetarët, tregojnë se a janë të gatshëm të vaksinohen për COVID-19

Flasin qytetarët, tregojnë se a janë të gatshëm të vaksinohen për COVID-19

Të dielën në mbrëmje në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinave kundër Coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca. Disa qytetarë në Prishtinë këtë po e shohin si arritje të madhe për vendin. Ata kanë thënë për Ekonomia Online se janë pro vaksinimit të popullatës. Qytetari Salih Salihu tha se është i […]

Të dielën në mbrëmje në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinave kundër Coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca. Disa qytetarë në Prishtinë këtë po e shohin si arritje të madhe për vendin.

Ata kanë thënë për Ekonomia Online se janë pro vaksinimit të popullatës.

Qytetari Salih Salihu tha se është i informuar që sot do të arrijnë disa nga vaksinat AstraZeneca, tutje ai u shpreh se do të vaksinohet pasi të sheh efektin që ka tek të tjerët.

“Mirë shumë ata që dëshirojnë munden me marrë, unë do të pres më vonë ndoshta por tash jo, nuk është nga frika por e kam kaluar dhe po pres si po reagon tek tjerët”, tha ai.

E qytetari tjetër Agim Përshtica, tha meqenëse vendet tjera janë duke u vaksinuar, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe qytetarët e Kosovës.

“Unë personalisht po dhe e konsideroj si një arritje dhe sukses i madh që kanë arritur edhe këtu tek ne, nuk duhet me u bë pyetja se a duhet me marrë apo jo, kur krejt bota e merr pse mos me marr edhe ne. Unë edhe pse e kam kaluar virusin, ndër të parët e kisha marrë”, u shpreh qytetari Përshtica.

Në anën tjetër, Milot Sejdiu u shpreh i gatshëm të vaksinohet, madje nëse është e nevojshme edhe dy herë.

“Nëse është pa parë e marr, jo një po më shumë, te shohim çfarë po ju bën tjerëve kurse frikë nuk kemi”, tha ai.

Tutje, edhe Ibrahim Maxhuni tha se do ta marrë vaksinën pa asnjë hezitim.

“E kisha marrë, nuk e di që e kam kaluar virusin”, theksoi qytetari Maxhuni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?