Ferizaj: Shpërthen zjarri në gjeneratorin e një restauranti

Ferizaj: Shpërthen zjarri në gjeneratorin e një restauranti

Në një restaurant në Ferizaj ka shperthyer një zjarr. Rrezikun nga ky zjarr e shtoi fakti që afër restaurantit gjendet edhe një pikë derivatesh. Sipas banorëve të rrugës së “Reçakut” të cilët edhe kanë lajmëruar për ngjarjen në redaksinë e Klan Kosovës, kjo ka bërë që të evakuohen edhe disa qytetarë. Ekipi i Klan Kosovës […]

Në një restaurant në Ferizaj ka shperthyer një zjarr.

Rrezikun nga ky zjarr e shtoi fakti që afër restaurantit gjendet edhe një pikë derivatesh.

Sipas banorëve të rrugës së “Reçakut” të cilët edhe kanë lajmëruar për ngjarjen në redaksinë e Klan Kosovës, kjo ka bërë që të evakuohen edhe disa qytetarë.

Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar në vendin e ngjarjes.

Aty është parë një gjenerator, disa kabllo të djegura dhe restaurantin i cili ishte i mbyllur.

Pronarët e restaurantit nuk e lejuan ekipin e Klan Kosovës që të marrë pamje dhe as nuk u deklaruan lidhur me rastin.

Por, vetëm thanë që nuk ishte diçka tragjike.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Veseli në Edicionin Special në Klan Kosova tha se zjarri ka shpërthyer tek kontraktorët që lidhen me gjeneratorin e energjisë elektrike.

“Sonte rreth orës 19:15 policia ka marrë një informacion se është një incident zjarri në rrugën e Reçakut, këtu në Ferizaj. Njësitet e reagimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar edhe nga njësitet e hetimit të stacionit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve dhe ekipet e KEDS-it, të cilët menjëherë e kanë ndërprerë rrymën dhe zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.Ka qenë një kontraktor i lidhur për gjeneratori në një restaurant”.

Ai theksoi se rreziku nga ky zjarr ka qenë potencial, por është intervenuar shumë shpejtë dhe është shuar zjarri.

“Po, faktikja ka qenë aty se restauranti është afër pompës së derivateve. Por, zjarri ka shpërthyer prapa objektit. Rreziku ka qenë potencial, por fatmirësisht zjarri është shuar shpejtë”.

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Ferizaj shtoi se nuk ka informacione nëse ka pasur nevojë që të evakuuohet edhe ndonjë nga qytetarët.

“Aty është një hapësirë e madhe. Nuk kemi pasur informacion se ka pasur banorë të evakuuar, pasi që zjarri është shuar shumë shpejtë. Sipas informacioneve kanë qenë kontraktorët që lidhen me gjeneratorët dhe më pas me orën elektrike”.

Para dy muajsh në një nga restaurantet e këtij qyteti kishte shpërthyer një bombolë gazi, ku kishte lënë mbi 46 persona të lënduar, por fatkeqësisht në mesin e tyre kishte edhe të vdekur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?