Feraj i VV-së iu mëshon votuesve të PDK, LDK e AAK: Si votuat për ta?

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, e që pritet të bëhet deputet pas largimit të deputetëve tjerë në funksione qeveritare, pra Hysamedin Feraj, ka goditur votuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Ai ka bërë referencë në statusin e fundit me deklaratat e çuditshme të u.d. presidentes Vjosa Osmani për Kosovën si të “zhytur në […]
Ai ka bërë referencë në statusin e fundit me deklaratat e çuditshme të u.d. presidentes Vjosa Osmani për Kosovën si të “zhytur në korrupsion” në BBC, shkruan Periskopi.
“Bota s’ka nevojë me i tregu ne sa e korruptuar është Kosova e tyre, sepse bota ka vite që e di dhe ka vite që na e thotë.
Çështja është: a e dinin brenda Kosovës ata që votuan për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në?
Përndryshe, si është e mundur që kanë votuar për ta?” – ka shkruar z.Feraj.
Edhe anëtari tjetër i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxhaj, i kishte quajtur votuesit e këtyre partive si “të inkriminuar”. /Periskopi
Statusi i plotë:
PDK dhe LDK e shfajësuan para botës Serbinë për luftën gjenocidale e s’po e shfajësojnë korrupsioni e tyre në Kosovë!
Për këtë të fundit, në njefarë kuptimi ndoshta kanë të drejtë:
Bota s’ka nevojë me i tregu ne sa e korruptuar është Kosova e tyre, sepse bota ka vite që e di dhe ka vite që na e thotë.
Çështja është: a e dinin brenda Kosovës ata që votuan për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në?
Përndryshe, si është e mundur që kanë votuar për ta?
Ndoshta përgjigjen e duan me zgjedhjet e tjera?












