Fauci parashikon një kthim në normalitet të shpejti

Fauci parashikon një kthim në normalitet të shpejti

Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerikan Joe Biden për koronavirusin, tha të dielën se është optimist se vendi mund të rikthehet në një shkallë normaliteti deri për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, por se megjithatë duhet të merren masa paraprake gjatë kësaj kohe për të shmangur një rritje të re të infeksioneve. […]

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve të koronavirusit, me një shifër të lartë prej tre milionë injeksione të shtunën

Dr. Fauci tha në disa intervista se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë doza të mjaftueshme deri në fund të majit që çdo amerikan që dëshiron të mund të vaksinohet.

Biden tha javën e kaluar se të gjithë të rriturit, jo vetëm të moshuarit, duhet të kenë të drejtën të marrin vaksinën duke filluar nga 1 maji.

Udhëheqësi amerikan parashikoi se familjet mund të jenë në gjendje të mblidhen për Ditën e Pavarësisë në grupe të vogla.

“Mendoj se parashikimi për 4 korrikun është mjaft i arsyeshëm,” i tha Dr. Fauci emisionit “Fox News Sunday”.

Por ai gjithashtu paralajmëroi se pandemia paraqet ende rrezik në Shtetet e Bashkuara, me numrin e rasteve të reja që ka mbetur në 50,000 ose 60,000 në ditë gjatë javës së fundit.

Në CNN, ai tha se është një moment “shumë delikat”, duke përmendur rritjen e rasteve në Evropë kur zyrtarët atje lehtësuan kufizimet e koronavirusit.

“Ne mund ta shmangim këtë,” tha Fauci. “Duhet të bëjmë sa më shumë vaksinime që të jetë e mundur.”

Ai tha se ritmi në rritje i vaksinimeve mund të ruhet dhe madje të rritet ndërsa SHBA hap më shumë qendra shëndetësore të komunitetit për vaksinat dhe më shumë farmaci fillojnë të japin vaksina.

Guvernatorët në disa shtete të SHBA-së kanë filluar të lejojnë bizneset të rifillojnë funksionimin normal dhe u kanë thënë banorëve në shtetet e tyre se nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në publik.

“Nuk është absolutisht koha për të deklaruar fitoren,” i tha zoti Fauci televizionit Fox. “Gjithmonë ekziston rreziku i kthimin të rritjes së rasteve.”

Ai tha se lehtësimi i udhëzimeve për maskat dhe distancimin fizik është “i rrezikshëm”.

Megjithatë ai ofroi siguri që Qendrat qeveritare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po vazhdojnë të monitorojnë numrin e infeksioneve të reja dhe ritmin e vaksinimeve për të parë nëse kufizimet mund të hiqen gruadualisht.

Fauci i tha CNN-it se së shpejti do të dalin udhëzime të reja se sa e sigurt është për njerëzit që janë vaksinuar të udhëtojnë ose të jenë në një turmë njerëzish, ose që fëmijët të kthehen në shkollë duke mbajtur një- metër distancë në vend të dy metrave.

Ai tha se agjencia për kontrollin e sëmundjeve “do që të sigurohet se udhëzimet janë ato të duhurat”./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?