Fajësohen partitë politike për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus

Fajësohen partitë politike për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus

Doktoresha në Klinikën Infektive, Jehona Zhuti, në një intervistë për Ekonomia Online tha se është nevojë urgjente sigurimi i vaksinave anti-Covid. Ndërsa për rritjen e rasteve, ajo fajësoi partitë politike për pakujdesinë e treguar gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Sa i përket vaksinës duhet me u krijua një strategji qysh me e […]

Doktoresha në Klinikën Infektive, Jehona Zhuti, në një intervistë për Ekonomia Online tha se është nevojë urgjente sigurimi i vaksinave anti-Covid.

Ndërsa për rritjen e rasteve, ajo fajësoi partitë politike për pakujdesinë e treguar gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sa i përket vaksinës duhet me u krijua një strategji qysh me e sjell vaksinën këndej, duhet edhe me veprua sepse është një nevojë urgjente dhe të gjinden kanalet e komunikimit që të sigurohet vaksina sa më shpejtë dhe kishte me qenë lehtësim goxha i madh që me përballu gjendjen në të cilën jemi”,tha Zhuti. “Për një moment hoqëm dorë prej zbatimit të masave si popull, dhe këtu po përfshijë të gjitha klasat, unë kisha thënë që pak ishin edhe këto fushatat elektorale dhe e kemi pritur një gjë të tillë, për shkak se nuk kishte respektim të masave assesi, veçse u pa dhe kemi qenë të përgatitur që ka me pas rritje të numrit pikërisht prej kësaj. Tashmë edhe populli si duket është lodhur ndoshta për faj edhe të këtyre ndodhive të fundit dhe po shihet që nuk po i respektojnë masat, mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe higjienën. Normalisht nëse del qytet i sheh kafenetë plot, ose është një lloj lodhje ose ka filluar mu krijua bindja që me u pajtua me këtë gjendje por që po reflekton keq në nivelin ndërkombëtar si një vend i vogël që jemi me këta numra shumë të mëdhenj”, theksoi tutje ajo.

Lidhur me variantin e ri të koronavirusit, ajo thekson që nuk ka informata për një variant të tillë në Kosovë.

“Për sa i përket variantit të ri ende nuk kemi ndonjë informatë saktë që varianti i tillë që po thonë anglez e ka prekur edhe Kosovën, të paktën unë nuk jam në dijeni për këto informata, por është e frikshme sepse të bën me mendua që faktikisht ky virus është duke pësuar mutacione dhe ato ndryshime në strukturën e vet me gjasë si duket ose po i përshtatet vendit ose është puna edhe replikimi të shpejtë që shumë herë e çon atë virus se koronavirusat e kanë këtë veti, dhe normalisht që e dëgjon fjalën mutacion e variant i ri ta krijon një lloj frike sepse pritet gjithçka”, theksoi tutje ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?