Euronews shkruan për kërkesën që iu bë Joe Biden-it për zhvendosjen e Speciales në Kosovë

Euronews shkruan për kërkesën që iu bë Joe Biden-it për zhvendosjen e Speciales në Kosovë

Shqiptarët e Shoqatës Atlantiku, i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ta zhvendos Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë. Përmes një letre, kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu-ish komandant i UÇK-së ka argumentuar se në këtë mënyrë do të zvogëlohej dëmi më i madh ndaj Kosovës. E […]

Shqiptarët e Shoqatës Atlantiku, i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ta zhvendos Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë.

Përmes një letre, kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu-ish komandant i UÇK-së ka argumentuar se në këtë mënyrë do të zvogëlohej dëmi më i madh ndaj Kosovës.

E për këtë kërkesë drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden ka raportuar së fundi edhe euronews.

Në raportim thuhet se veteranët e luftës së Kosovës në mes të vitit 1998-1999 i kanë shkruar presidentit Biden duke e kërkuar zhvendosjen e Gjykatës Speciale nga Holanda në Kosovë.

“Letra vjen në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në konfliktin në anën e UÇK-së dhe kundër forcave të Sllobodan Millosheviqit, më 24 mars 1999. Në letër Gani Shehu ia përkujton Biden-it se ai dikur i referohej Thaçit dikur si George Washington  i Kosovës”, thuhet tutje në raportim, transmeton lajmi.net.

Tutje në raportim thuhet se Hashim Thaçi ishte komandant i lartë i UÇK-së dhe president i Kosovës derisa dha dorëheqje në nëntor të vitit 2020.

“Ai është akuzuar për kinse krime kundër njerëzimit dhe përgjegjësi për të paktën 100 vrasje të serbëve, romëve dhe shqiptarëve që besohet të jenë bashkëpunëtorë”.

Tutje theksohet se Thaçi ka  mohuar këto akuza.

E pas kësaj kërkese të drejtuar tek presidenti amerikan, Biden ka reaguar edhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku.

Dr. Martin Luther King Jr. famously said: “Injustice anywhere is a threat to justice everywhere”. But in the case of Kosovo, we can say that “injustice in the name of justice anywhere is a threat everywhere”. Please, read the appeal of Atlantic Association to the @POTUS pic.twitter.com/bpiX7eMxJC

— Bekim Çollaku (@bcollaku1) March 24, 2021

Përmes një thënie nga Dr.Martin Luter King ai tha se “Padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë kudo. Por në rastin e Kosovës, ne mund të themi se padrejtësia në emër të drejtësisë kudo është një kërcënim kudo”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?