Edhe një shtet afrikan e pezullon vaksinën që po e pret Kosova

Edhe një shtet afrikan e pezullon vaksinën që po e pret Kosova

Republika Demokratike e Kongos është bërë shteti i fundit që e ka pezulluar përdorimin e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” kundër sëmundjes Covid-19. Kjo vaksinë është premtuar se do të vijë në Kosovë gjatë këtij muaji. Autoritetet në shtetin që shtrihet në pjesën qendrore të Afrikës e pezulluan programin e vaksinimit derisa të publikohen rezultatet e […]

Autoritetet në shtetin që shtrihet në pjesën qendrore të Afrikës e pezulluan programin e vaksinimit derisa të publikohen rezultatet e hetimeve rreth dyshimeve për lidhje mes vaksinimit dhe rasteve të mpiksjes së gjakut te disa pacientë.

Republika Demokratike e Kongos kishte planifikuar që ta niste fushatën e vaksinimit të hënën e ardhshme, më 15 mars, pas pranimit të 1.7 milionë dozave të vaksinës. Sidoqoftë, pas pezullimit të procesit, data e re nuk është bërë e ditur.

Ministri kongolez i Shëndetësisë, Eteni Longondo, deklaroi: “Si masë parandaluese, ne vendosëm që ta shtyjmë datën e fillimit të vaksinimit në Republikën Demokratike të Kongos”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda gjithashtu e kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine, pasi disa persona që u vaksinuan shfaqën shenja të mpiksjes së gjakut. Edhe India  deklaroi të shtunën se do të kryejë një hulumtim më të thellë për efektet anësore të vaksinës.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk shtë gjetur ndonjë lidhje shkakore mes vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” dhe mpiksjes së gjakut. Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarët e prodhuesit britaniko-suedez.

Me këtë vaksinë, e cila do të prodhohet nga Instituti “Serum” në Indi, pritet të furnizohet edhe Kosova, por nuk dihet se kur saktësisht do të arrijnë dozat e para. Këto doza në Kosovë pritet të arrijnë si pjesë e programit COVAX.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?