Edhe një konkurrent largohet nga Për’puthen, një tjetër pezullohet

Edhe një konkurrent largohet nga Për’puthen, një tjetër pezullohet

Ditën e djeshme Erlindi tregoi se kishte vendosur të linte përfundimisht emisionin “Për’puthen” pas një debati të ashpër me opinionisitin, Arjan Konomi. Ky i fundit akuzoi Kristianin se i kishte dhënë Erlindit drogë që e ka shpërfytyruar. Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha që përdoret nga shumë njerëz […]

Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha që përdoret nga shumë njerëz në botë. Po ashtu, moderatorja e emisionit, Bora Zemani, tregoi se është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja, para nisjes së emisionin.

Erlindi lajmëroi se kishte ikur vetë nga programi dhe se do të nxirrte në dritë të gjithë të vërteten dhe përmes një videoje ai tregoi se fundmi se bashkë me Kristianin kishin kërkuar që t’iu jepej kohë televizive për të sqaruar të vërteten për “drogën”. Ai tha se produskioni ua premtoi këtë gjë, por kjo nuk ndodhi dhe kur sot Kristiani tentoi të flitej është larguar me forcë nga rojet.

“Unë dhe Kristiani u akuzuam rëndë nga opinionisti se unë dhe Kristiani jemi droguar me një çaj bio që mund ta blesh kudo në internet. Këto akuza u përhapën kudo në internet në lajme me emrin tonë, po ashtu na është folur në një mënyrë shumë vulgare dhe na ka bërë të ndihemi shumë keq, sidomos unë që edhe jam ofenduar”, u shpreh fillimisht Erlindi.

“Ç’borxh kam unë të shoh të tilla lajme me emrin tim, ç’borxh ka nëna ime që të më marrë mua duke qarë në celular edhe të më thotë çfarë ke pirë në emision dhe unë që i them mama kam pirë vetëm çaj. Shumica e njerëzve nuk e besojnë këtë gjë, sepse besojnë fjalën e opinionistit, por këto janë akuza shumë të rënda, që kanë ndikuar shumë keq në emrin tonë”, vazhdoi ai.

“Gjithë ç’kam kërkuar ka qenë që kjo çështje të tematizohej në emision, ka qenë një ballafqim dhe një sqarim që ne kemi merituar për këto akuza të rënda që na janë bërë. Produksioni na e premtoi këtë gjë ditën e enjte, por siç e pamë të gjithë ditën e enjte u çuam për të folur morëm mikrofonat dhe në këtë moment nuk na lejuan. Kristiani mori mikrofonin dhe është thirrur security për ta nxjerrë Kristianin jashtë dhe unë po ashtu kam dalë nga emisioni dhe nuk doja të bëja më pjesë aty. Jam ndjerë shumë keq, sepse na është cenuar e drejta e fjalës, për të shprehur veten tonë dhe për të sqaruar publikisht akuzat që na janë bërë”, shtoi Erlindi.

“Ne kërkojmë një falje publike për këto akuza kaq të rënda dhe mashtruese në mënyrë sa më të shpejtë, por edhe falja nuk do i fshijë lajmet e rreme. Prandaj dhe unë vendosa të dalë nga aty”, është shprehur Erlindi teksa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya