​Topin e hedhin te Qeveria, kërkojnë mbështetje për fëmijët me sindromën Down

​Topin e hedhin te Qeveria, kërkojnë mbështetje për fëmijët me sindromën Down

Një fëmijë me sindromën Down ka gjuajtur një top në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke e simbolizuar kështu kërkesën që ekzekutivi t’i mbështes këta fëmijë për shërbimet terapeotike. Por menjëherë reaguan zyrtarët policor që gjendeshin aty. Këta të fundit detyruan organizatorët që ta tërheqin topin nga oborri i Qeverisë. Ky aktivitet u organizua Shoqata […]

Një fëmijë me sindromën Down ka gjuajtur një top në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke e simbolizuar kështu kërkesën që ekzekutivi t’i mbështes këta fëmijë për shërbimet terapeotike. Por menjëherë reaguan zyrtarët policor që gjendeshin aty.

Këta të fundit detyruan organizatorët që ta tërheqin topin nga oborri i Qeverisë.

Ky aktivitet u organizua Shoqata Down Syndrome Kosova me rastin e Ditës ndërkombëtare të sindromës Down nën slloganin “A po m’sheh”.

Ndërkohë, u paralajmërua se nga tash e deri në fund të vitit, çdo muaj, më datë 21, një fëmijë do të hedh topin te Qeveria e cila sipas tyre duhet ta marrë topin dhe të shënoj, duke i ofruar këto shërbime të domosdoshme për këta fëmijë.

Udhëheqësja e programeve për shërbime në Shoqatë Down Syndrome Kosova, Ermira Shabani ka se po nisin sensibilizimin me një kërkesë konkrete.

“Kemi vu theksin kryesisht te shërbimet terapeotike të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e fëmijëve me sindromën down , prandaj kërkojmë mbështetjen e institucioneve vendore për ofrimin e këtyre shërbimeve terapeotike“, tha ajo.

Kurse, Albion Zeka nga kjo shoqatë, tha se gjatë gjithë vitit do të shpjegojnë nevojën për këto shërbime.

“Shpresojmë që këtë vit do të arrijmë që shteti të merr përgjegjësi këto shërbime që duhet për këta fëmijë. Do ta vazhdojmë siç iu kemi njoftuar çdo 21 të muajit, deri në fund të vitit do të vjen një fëmijë ta gjuaj një top, duke e simbolizuar kërkesën për Qeverinë që ta merr topin dhe të shënoj, duke i ofruar këto shërbime të domosdoshme“, tha ai.

Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që ky vit të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do realizohet një fushatë e gjerë e cila është titulluar “Topi është te Shteti”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?