​HANDIKOS prezanton strajcat që synojnë mbrojtjen e ambientit dhe aftësimin e personave me aftësi të kufizuara

​HANDIKOS prezanton strajcat që synojnë mbrojtjen e ambientit dhe aftësimin e personave me aftësi të kufizuara

Handikos sot ka prezantuar aktivitetet e personave me aftësi të kufizuara të realizuara në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”. Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se këtë projekt e ka cilësuar si arritje e qëndrueshmërisë […]

Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se këtë projekt e ka cilësuar si arritje e qëndrueshmërisë që do ndikoj jo vetëm tek kjo kategori në nevojë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Maliqi derisa i ka renditur disa kërkesa për qeverinë e ardhshme të Kosovës tha se përmes këtyre kërkesave ndikohet në tejkalimin e sfidave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

“Zbatimi dhe plotësimi i legjislacionit në Kosovë, përfshirja e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës, aprovimin dhe zbatimi i planit tre vjeçar për personat me aftësi të kufizuara që bazohet në strategji 10 vjeçare dhe gjithsesi plani një vjeçar dhe shpallja e vitit 2022 vit i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara[…]Nuk do ta quaj projekt do e quajmë një arritje e qëndrueshmërisë që do ndikoj drejtpërdrejtë jo vetëm tek personat me aftësi të kufizuara por edhe tek të gjithë qytetarët e vendit tonë“, theksoi Maliqi.

Kurse, Gazmend Bërlajolli nga The Ballkan Forume shpreson që përmes këtij projekti do arrijnë synimet e tyre për aftësimin e personave me aftësi të kufizuara për tregun e punës si dhe largimin nga përdorimit të qeseve të plastikës.

“Projekti ka ngjallur një entuziazëm të madh tek pjesëmarrësit tek personat që janë aftësuar dhe punësuar duke treguar ambicie se do tentojnë të hapin biznes familjar, dhe kjo për ne do thotë se jo që do punësojnë vetëm persona të familjes por edhe persona të tjerë[…]Ky projekt do ketë efekt sa më të madh në të ardhmen si në punësim të personave me aftësi të kufizuara por edhe në mbrojtjen e mjedisit dhe që ky është një synim në vete i projektit. Një synim kryesor i yni është që të reduktojmë përdorimin e qeseve një përdorimesh të plastikës, në një të ardhmen të afërt po shpresojmë të kemi një ligj që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës“ , u shpreh ai.

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se kërkesat e personave me aftësi të kufizuara nga qeveri e re e Kosovës do dëgjohen.

“Këto aktivitet do gjejnë mbështetjen edhe nga ana si qeverie e re por edhe si Kuvend i Kosovës kurdo dhe do kemi bashkëpunim në të ardhmen që me i zgjedh problemet dhe sfidat tuaja. Iu përgëzoj shumë për punën që keni bërë dhe shpresojmë që të ketë sa më shumë projekte edhe të përfundoj njëherë e mirë diskriminimi në punësim sidomos i personave me aftësi të kufizuara i cili është i pranishëm tek ne si shoqëri”, u shpreh Rrahmani.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe përfituesit nga ky projekt të cilët punuan në krijimin e çantave që kanë synim mbrojtjen e mjedisit.

Fortesa Vishaselli njëra nga përfitueset tha se fillimisht ishte skeptike por tani që po shohin rezultatin janë të lumtur. Madje, ajo ka ftuar edhe anëtar të tjerë që t’i bashkohen kësaj iniciative me qëllim të vetëm të aftësohen për tregun e punës.

“Përshtypjet e mija të para për kursin e rrobaqepësisë ishin shumë skeptike sepse nuk kisha njohuri as në makinë dhe as në qepje në të gjitha pikat që I takojnë kësaj lëmie por me ndihmën e stafit të HANDIKOS ja arritëm sot ku jemi do doja që edhe të tjerë anëtar të na bashkëngjiten për kursin e rrobaqepësisë dhe të gjithë të jemi të barabartë për një vend pune”, u shpreh ajo.

Kurse, Agon Caka i cili është anëtar në HANDIKOS por edhe pjesëmarrës në këtë projekt kërkoi mbështetjen e kësaj kategori dhe këtij projekti që siç tha ai ka synim të mbroj ambientin e Kosovës.

“Për herë të parë kam filluar me kursin e rrobaqepësisë, por më herë kemi pasur projekte të ndryshme dhe trajnimet ë ndryshme por kjo ka qenë hera e parë për ta bërë se si të përpunohet një strajcë apo mënyrë për ta bërë këtë, ishte një sfidë për ta bërë këtë. Ndoshta strajca duket e thjesht por ka nj vlerë të madh një motivi dhe një mesazh të madh që do tregoj se do e mbrojë ambientin”, tha ai.

Projekti “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit” ka nisur nga nëntori i vitit të kaluar dhe pritet të përfundoj nga mesi i muajit prill. Ky projekt në tërësi është mbështetur nga Zyra Zvicerane në Kosovë, Meridian Express e disa kompani të tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?