E pabesueshme: Turqia bën hapin për t’jua ndaluar politikën kurdëve

Një prokuror turk ka kërkuar nga top gjykata e vendit që të ndalojë partinë kryesore opozitare pro-kurde, në një lëvizje që grupi e quajti “puç politik”. Prokurori kishte akuzuar Partinë Demokratike të Popullit – e quajtur HDP – se ka bashkëpunuar me lëvizjen militante të ndaluar kurdë. HDP-ja, që është partia e tretë më e […]
Prokurori kishte akuzuar Partinë Demokratike të Popullit – e quajtur HDP – se ka bashkëpunuar me lëvizjen militante të ndaluar kurdë.
HDP-ja, që është partia e tretë më e madhe në parlamentin e Turqisë, ka mohuar çfarëdo lidhjesh me militantët, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Partia ka thënë se rasti kundër tyre ishte “goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe ligjit”.
“Iu bëjmë thirrje të gjitha forcave demokratike, opozitës sociale dhe politike, dhe popullit tonë që të na bashkohen në këtë luftë të përbashkët kundër këtij puçi politik,” ka thënë partia.
Në vitet e fundit, ligjbërësit e HDP-së kanë qenë të hetuar apo burgosur – përfshirë edhe ish liderin e tyre, Selahattin Demirtasin.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan qe një kohë të gjatë e ka akuzuar HDP-në se ka qenë fronti politik i Partisë Punëtore të Kurdistantit [PKK], që njihet si grup militant e terrorist.












