Dy trena përplasen me njëri tjetrin, vagona pasagjerësh rrokullisen: Dhjetëra të vdekur në Egjipt

Dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin në jug të Egjiptit, duke shkaktuar që tre vagonë me pasagjerë të rrokullisen duke vrarë 32 njerëz, kanë thënë autoritetet shëndetësore. Gjashtëdhjetë e gjashtë persona raportohen të jenë plagosur nga rasti. Dhjetëra ambulanca janë ngutur të mbërrijnë në vend-ngjarje në jug të provincës së Sohagut. Mediat lokale shfaqën video […]
Gjashtëdhjetë e gjashtë persona raportohen të jenë plagosur nga rasti. Dhjetëra ambulanca janë ngutur të mbërrijnë në vend-ngjarje në jug të provincës së Sohagut.
Mediat lokale shfaqën video të kësaj skene të tmerrshme, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Disa prej viktimave duken pa vetëdije, ndërsa të tjerë shihet derisa po gjakoseshin.
Shifrat zyrtare thonë se 1793 aksidente treni kishin ndodhur në mbarë Egjiptin në vitin 2017. /Periskopi












