Dy kryetarë dege u dorëheqën: Këto janë shtatë komunat tjera ku Abdixhiku mund të ndërhyjë

Lumir Abdixhiku, kryetari i ri i LDK-së, ka paralajmëruar hapjen e partisë për kuadro të reja dhe ka kërkuar përgjegjësi për rezultatin e keq në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por, cilat degë të LDK-së janë më në rrezik për t’u spastruar nga reformat e z.Abdixhiku? Menjëherë pas deklaratave të mbrëmshme të z.Abdixhiku, ka dhënë dorëheqje […]
Menjëherë pas deklaratave të mbrëmshme të z.Abdixhiku, ka dhënë dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Kllokot, z.Hasan Rashiti.
Në këtë komunë, që ka shumicë komunitetin serb, LDK-ja kishte marrë vetëm 7,7 për qind të votave.
Por, janë edhe disa komuna të tjera në të cilat rezultati ishte absolutisht tmerrues për partinë më të vjetër parlamentare në vend.
Rasti më i rëndë është në Vushtrri, komunë të cilën LDK-ja edhe e udhëheq me Xhafer Tahirin.
Kjo parti politike në Vushtrri i mori vetëm 9,8% të votave. Kryetari i degës në këtë komunë ka dhënë dorëheqje, por jo edhe Xhafer Tahiri – kryetari i komunës, përcjell Periskopi.
Rezultat katastrofal, LDK-ja ka marrë edhe në komunën e Gjakovës ku kishte vetëm 8,4%. Po ashtu, poshtë 10 përqindëshit ishte edhe në Drenas [3,0], Kaçanik [6,5], Mitrovicë të Jugut [6,1], Obiliq [9,4], Prizren [9,5] e Malishevë [9,9].
Më poshtë i keni përqindjet e LDK-së në të gjitha komunat e Kosovës, përveç atyre serbe ku rezultati nuk ishte aq me rëndësi:
Deçan – 14,5%
Gjakovë – 8,4%
Drenas – 3,0%
Gjilan – 15,1%
Dragash – 18%
Istog – 25%
Kaçanik – 6,5%
Klinë – 16,9%
Fushë Kosovë – 15,8%
Kamenicë – 13,8%
Mitrovicë J – 6,1%
Lipjan – 20,2%
Novobërdë – 11,2%
Obiliq – 9,4%
Rahovec – 12,9%
Pejë – 18,3%
Podujevë – 23,1%
Prishtinë – 16,2%
Prizren – 9,5%
Skënderaj – 2,7%
Shtime – 10,1%
Shtërpce – 4,2%
Suharekë – 18,2%
Ferizaj – 8,9%
Viti – 19,8%
Vushtrri – 9,8% [kryetari i degës është dorëhequr, ende jo kryetari i Komunës]
Malishevë – 9,9%
Junik – 14,8%
Hani i Elezit – 6,3%
Kllokot – 7,1% [kryetari i degës është dorëhequr]












