Dueti VV-PDK në udhëheqje të Kuvendit: Adelina, Avniut: “A u lodhe?”

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur që të respektojë deputetin më të vjetër në moshë, njëherësh edhe kryesues i seancës kostituive, Avni Dehari nga Vetëvendosje. Pas njoftimit për një pauzë 20-minutëshe, Grainca i është drejtuar Deharit duke e pyetur “a u lodhe”, kurse Dehari […]
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur që të respektojë deputetin më të vjetër në moshë, njëherësh edhe kryesues i seancës kostituive, Avni Dehari nga Vetëvendosje.
Pas njoftimit për një pauzë 20-minutëshe, Grainca i është drejtuar Deharit duke e pyetur “a u lodhe”, kurse Dehari i është përgjigjur me “jo”, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se pas konstituimit të Kuvendit dhe betimit të deputetëve, në orët e pasdites pritet të votohet edhe Qeveria e re. /Periskopi












