Duda e sheh Isa Mustafën si njeri të qetë e pozitiv, kurse Albin Kurtin me vetëbesim

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit, transmeton Periskopi. Fjalë shumë të mira Balje ka edhe për Isa Mustafën. “Isa Mustafa është person shumë i qetë. Ka qenë shumë largpamës. Mendoj se LDK ka fituar shumë kur Isa Mustafa ka qenë kryeministër. […]
Fjalë shumë të mira Balje ka edhe për Isa Mustafën.
“Isa Mustafa është person shumë i qetë. Ka qenë shumë largpamës. Mendoj se LDK ka fituar shumë kur Isa Mustafa ka qenë kryeministër. Normalisht se çdo politikan e ka kohën e vet dhe ndoshta tashmë është koha për persona më të ri në LDK. Megjithatë mendoj se Mustafa ka vendosur disa baza në LDK dhe ka bërë punë të mira për shtet. Për Isa Mustafën unë shoh vetëm gjëra pozitive”, tha ajo ne ‘Personale’.
Duda thotë se Albin Kurti ka shumë vetëbesim.
“Albin Kurti është një person shumë mistik. Disa herë kam pasur takime me të. Ka pasur shumë besim në vete dhe stabilitet në mendime…Besoj se tash ka ardhur koha e tij dhe ne tash do të shohim sa aftësi ka zotri Albin Kurti në politikë…Mendoj se Kurti do të bëjë disa ndryshime kruciale për shtetin”.












