Duda Balje për Periskopin: Numan Baliqi po rren, është njeri i Listës Serbe, do ta padis

Duda Balje për Periskopin: Numan Baliqi po rren, është njeri i Listës Serbe, do ta padis

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunutetin boshnjak në Kosovë duke i akuzuar se baballarët e tyre i kanë punuar me pushtetin serb.  “Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, […]

“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq në Klan Kosovë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Duda Balje e cila për Periskopin tha se ky person është paguar nga Lista Serbe.

Znj. Balje tha se ka ngritur padi ndaj tij për këto ‘’rrena’’ [sic], dhe ka theksuar se Lista Serbe – e dirigjuar nga Beogradi – ka gjetur Baljiqin për t’u hakmarrë ndaj saj.

“Kush është Duda Balje me u marr me Numan Baliq? Këto janë rrena dhe unë mendoj që ky është paguar nga Lista Serbe, sepse unë kam luftuar deri dje kundër planit të Listës Serbe. Dhe tash mendoj që ata kanë gjetur Numan Baliqin i cili e ka përkrahur listën e Ardiana Hoxhiq, dhe tash ata e kanë paguar atë për me folë sene palidhje e të pavërteta. Unë menjëherë kam paguar një avokat dhe unë bëj padi. Kjo nuk është e vërtetë.”, ka thënë ajo për Periskopin.

Duda Balje do të jetë pjesë edhe e Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme që evidentoi parregullsitë në votime për listën e Adrijana Hoxhiq që dyshohej se kishte marrë vota më shumë se sa që kishte komuniteti boshnjak në komunat me shumicë serbe. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?