Drenori dënohet me mbi 2 mijë euro për shpifje ndaj Ramiz Lladrovcit

Drenori dënohet me mbi 2 mijë euro për shpifje ndaj Ramiz Lladrovcit

Ish-asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit Xhavit Drenori, është dënuar me 2 mijë e 600 euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Drenas, për shpifje ndaj kryetarit të kësaj komune Ramiz Lladrovci. Drenori e quajti këtë vendim skandaloz. Ai tha se  më 16 shtator të vitit 2017-të në rrjetet sociale kishte bërë një […]

Drenori e quajti këtë vendim skandaloz.

Ai tha se  më 16 shtator të vitit 2017-të në rrjetet sociale kishte bërë një postim në rrjetet sociale ku kishte denoncuar keqpërdorimin e infrastrukturës shtetërore nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, në fushatën e zgjedhjeve lokale.

Xhavit Drenori, paralajmëroi se sivjet do t’ia mësyjë sërish garës për kryetar të Drenasit.

Drenori tha së nëse me vendim kanë pasur për qëllim ta frikësojnë atë, nuk e kanë arritur këtë gjë.

Sipas tij kjo e ka bërë veç edhe më të fortë.

“Siç e shihni pra në atë kohë unë kam bërë një denoncim të keqpërdorimit të infrastrukturës shtetërore për fushatën politike. Siç po e shihni në atë kohë ka qenë 16 shtatori i vitit 2017-të, ku z.Lladrovci ishte kundërkandidat i imi në muajt vijues”.

“Kjo është parë nga njerëzit si përmbushje brenda mandatit të detyrave si anëtar i kuvendit, për luftimin e dukurive negative në Drenas”.

“Ky vendim më bëjnë më të fortë, nëse z. Lladrovci dhe gjykatësi kanë pasur për qëllim të më frikësojnë. Unë do t’i qasem sërish garës sivjet në muajin tetor. Unë konsideroj që kam vepruar brenda detyrave dhe mandatit si anëtar i Kuvendit të Drenasit për të mbrojtur të mirat. Unë kam qenë kundërkandidat edhe i z. Lladrovci nuë muaj më vonë”.

Ai theksoi se ka siguruar dëshmi se Ramiz Lladrovci, i ka shantazhuar bizneset me ardhjen e tij në pushtet.

” Ju e keni edhe postimin tim që i ka tre paragrafë. Ka të bëjë më biznesin. Në momentin që kemi marrë padinë, ne kemi pasur kohë 15 ditë që t’i përgjigjemi padisë unë dhe avokati im. Në përgjigje unë i kam shënuar dy persona, të cilët do të dëshmonin saktësisht këtë që e kam thënë. Njëri nga ta ishte pikërisht biznes dhe ishte dashur të ikë nga Drenasi për shkak të shantazheve”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?