Dhunë në familje në Kamenicë: Kësaj here viktima nuk është një grua

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur, kësaj here në komunën e Kamenicës, dhe kësaj here pa viktimë një grua. Një babë dhe një bir po fjaloseshin me njëri-tjetrin dhe kjo degjeneroi në dhunë fizike. Babai pësoi lëndime trupore dhe iu desh të pranonte edhe tretman mjekësor. Ndërsa i biri përfundoi në mbajtje […]
Një babë dhe një bir po fjaloseshin me njëri-tjetrin dhe kjo degjeneroi në dhunë fizike.
Babai pësoi lëndime trupore dhe iu desh të pranonte edhe tretman mjekësor. Ndërsa i biri përfundoi në mbajtje në Polici, përcjell Periskopi.
Rastet e dhunës në familje kanë shënuar një ngritje të madhe që nga fillimi i pandemisë e këndej.
Njoftimi i Policisë:
“Kamenicë, 25.03.2021-09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar –babain e tij me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.












