Deputeti i VV-së sulmon menjëherë Abdixhikun: Mendësi e vjetër

Deputeti i VV-së sulmon menjëherë Abdixhikun: Mendësi e vjetër

Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, me emrin Artan Abrashi e ka sulmuar kryetarin e ri të LDK-së, z.Lumir Abdixhiku. Pa dhënë ndonjë argument, z.Abrashi e ka quajtur Lumir Abdixhikun si bartës së “mendësisë së vjetër” derisa ka thënë se “në politikë e reja nuk është koncept biologjik”, përcjell Periskopi. Vetëvendosje është kritikuar […]

Pa dhënë ndonjë argument, z.Abrashi e ka quajtur Lumir Abdixhikun si bartës së “mendësisë së vjetër” derisa ka thënë se “në politikë e reja nuk është koncept biologjik”, përcjell Periskopi.

Vetëvendosje është kritikuar për mungesën e demokracisë së brendshme dhe për kultivimin e kultit të personalitetit të z.Kurti, që mbetet i pakontestuar në krye të saj.

Por, duket se Abrashi menjëherë është shqetësuar pas ardhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së.

“Vazhdimësia e mendësisë së vjetër në udhëheqësi të re “ndryshimin” e redukton në procedurë të pranim/dorëzimit të detyrës me trashëgimi. Në politikë e reja nuk është koncept biologjik. Është i mendësisë.” – ka thënë ai. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme