Deputeti i PDK-së i sheh normale debatet brenda partisë: Stagnim po shkakton mungesa e Kadri Veselit

Deputeti i PDK-së i sheh normale debatet brenda partisë: Stagnim po shkakton mungesa e Kadri Veselit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala po i konsideron krejt normale debatet e fundit brenda kësaj partie, ku disa anëtarë po kërkojnë dorëheqjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues. Madje sipas tij, është normale që të kërkohen ndryshime të strukturave të partisë nga të pakënaqurit, Siç thotë ai, në çdo parti mund të […]

Madje sipas tij, është normale që të kërkohen ndryshime të strukturave të partisë nga të pakënaqurit,

Siç thotë ai, në çdo parti mund të kenë qëndrime ndryshe në raport me procese që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin brenda skenës politike.

“Partia Demokratike si asnjë parti tjetër konsideroj që debatin e brendshëm e ka shumë të hapur dhe janë krejtësisht normale, mendimet ndryshe, kritikat ndryshe qëndrimet ndryshe në raport me procese që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin brenda skenës politike”.

“Kështu që është diçka që është krejt normale kur aktivistë shumë vjeçarë dhe puntorë e simpatizantë të kësaj partie, por edhe struktura udhëheqëse kanë mendim ndryshe në raport me momentet të caktuara të zhvillimit të ngjarjeve brenda partisë”, u shpreh Shala.

Tutje deputeti Shala tha që PDK-ja është pjesë e proceseve të ndryshimit dhe reformimit të vendit.

Mirëpo sipas tij, stagnim në këtë parti po shkakton mungesa e kryetarit, Kadri Veseli, që po gjykohet në Hagë nën dyshimin për krime të luftës.

“PDK ka disa vite që është pjesë e proceseve të ndryshimit, pra qysh kur ishte kryetari Veseli, direkt si erdhi në krye të partisë ka filluar një proces i reformimit të brendshëm, të reformit jo vetëm kadrovik, por edhe politik të partisë dhe është pjesë  e pandashme e lëvizjes në drejtim më të mirës në raport me kohën, pra PDK është në proces të reformimit”.

“Ndoshta për momentin kemi një stagnim të vogël për shkak të lëvizjeve dhe mungesë edhe të Veseli por jam thellë i bindur që kapacitetet që ka thellë Kryesia dhe Këshilli Drejtues i partisë demokratike do të vazhdojnë rrugëtimin e reformave të brendshme dhe konceptin me të cilin do vazhdojë rrugëtimin e saj”.

Përderisa anëtari i kësaj partie, Lirak Çelaj në një intervistë për EO, ka thënë se nuk është i vetmi që po kërkon dorëheqjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues pas rezultateve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?