Departamenti Amerikan i Shtetit: Institucionet e Kosovës të ofrojnë mbështetje të plotë ndaj Speciales

Departamenti Amerikan i Shtetit: Institucionet e Kosovës të ofrojnë mbështetje të plotë ndaj Speciales

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ripërsëritur qëndrimin se institucionet e Kosovës duhet t’i ofrojnë mbështetje të plotë Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Institucioni amerikan tha për Euro News që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar “kanë besimin e plotë të qeverisë amerikane”, një ditë pasi një […]

Institucioni amerikan tha për Euro News që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar “kanë besimin e plotë të qeverisë amerikane”, një ditë pasi një shoqatë e ish-luftëtarëve të UÇK-së që jetojnë në SHBA i shkruajtën Presidentit Joe Biden për sjelljen e Gjykatës Speciale në Kosovë.

“Ne vazhdojmë të besojmë se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë mbështetje të plotë dhe të qartë për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, deklaroi për Euronews një nga zëdhënësit e DASH’it.

Ushtarët shqiptaro-amerikanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 22 vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, në një letër shkruar presidentit amerikan, Joe Biden, kanë kërkuar zhvendosjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, teksa kanë përmendur “ndërhyrjet politike” në të.

“…Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë”, thuhet në letër.

Shoqata Atlantike, e cila i përfaqëson 400 veteranë të UÇK’së, me bazë në SHBA, nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga mediumi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?